Ministri kërkon nga institucionet shëndetësore të vendit që me përpikëri t’i raportojnë të gjitha rastet e rënda nga Gripi Sezonal dhe Gripi A H1N1.
Në respektim të Ligjit për Shëndetësi, ministri kërkon që te rastet e vdekjeve të dyshuara nga Gripi A H1N1 të bëhen ekzaminimet e duhura mjekësore, përkatësisht të bëhet obduksioni për të konstatuar shkaqet e vdekjes sikur e parasheh Ligji.