Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kontrollin e cilësisë së barnave

Udhëzimi Administrativ përcakton autoritetin kompetent, procedurën, karakterin dhe kushtet për kontrollin e cilësisë së produkteve mjekësore të plasuara në Republikën e Kosovës.

Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet mënyra e kontrollit të cilësisë së produktit si dhe mënyra e regjistrimit të procedurave të kontrollit të cilësisë.

Me këtë UA vihet ligjshmëria për herë të parë në kontrollin e cilësisë së barnave.

Ky udhëzim administrativ, së bashku me Udhëzimin Administrativ për Inspektoratin Farmaceutik, UA për Banderolat, UA për recetat, të gjitha të aprovuara gjatë këtij viti si dhe udhëzimet administrative paraprake, përbëjnë edhe një hap para në monitorimin dhe kontrollin e tregut farmaceutik në Republikën e Kosovës.