Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi përuroi disa projekte shëndetësore në Prizren

Duke përgëzuar menaxhmentin dhe personelin për punë jashtëzakonisht voluminoze dhe cilësore, ministri i Shëndetësisë, Dr. Alush Gashi, i ka inkurajaur ata që edhe gjatë vitit të ardhshëm të ndjekin këtë ritëm të punëve të sukeseshme, duke siguruar shërbime kualitative shëndetësore, si për pacientët e këtij rajoni, po ashtu edhe për pacientët e Veriut të Shqipërisë dhe personelin e huaj që gjatë këtij viti kanë marrë shërbime në këtë spital.

Ministri Gashi ka thënë se raporti me shumë sukese i Spitalit të Prizrenit i bën nder vendit tonë, ndërsa ka siguruar se MSH do t`i përkrahë punonjësit shëndetësor dhe qendrat mjekësore të vendit me pajisje dhe aparaturë të re, në edukimin e vazhduar të stafit , furnzim të qëndrueshëm me barna, investime të reja dhe sigurim të kushteve që veprimtaria shëndetësoere të funksiojë brenda legjislacionit në fuqi, dhe dy sistemet shëndetësore të vendit: ai publik dhe ai privat  të jenë konkurent njëri me tjetrin dhe barabarta për Ministrinë.

Ndërsa drejtori i spitalit regjional të Prizrenit, Muazafer Kalenderi, ka prezentuar një raport që flet se Spitali rajonal i Prizrenit ka pasur gjatë këtij viti rritje të punëtorëve shëndetësor, rritje të operacioneve dhe ekzaminimeve mjekësore, rritje të përqinjdes së shfrytzueshmërisë të kapaciteteve spitalore, ulje të vdekshmërisë perinatale dhe ulje të shpenizmeve si dhe ka arritur të ketë indikator pozitiv duke e bërë këtë spital si një qendër shumë efikase në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Në projekete të cilat janë përuruar dje, MSH ka investuar 640 mijë euro.