Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi priti Ambasadorin e Turqisë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, është takuar sot me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Metin Hüsrev Ünler.

Në këtë takim, është biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë, realizimin e zotimit të Turqisë nga Konferenca e Donatorëve për Kosovën dhe për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në fushën e edukimit të vazhduar.

Ministri Gashi ka falënderuar Ambasadorin e Turqisë për mbështetjen që ky shtet po i jep Kosovës dhe shëndetësisë së saj.