Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi priti kryesuesen e UNKT-së për HIV/AIDS

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, priti sot znj. Doina Bologna, kryesuese e Ekipit të Kombeve të Bashkuara për programin e HIV/AIDS-it në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar për implementimin e Planin Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009-2013 dhe bashkëpunimin midis MSh-së dhe ekipit të Kombeve të Agjencive të Kombeve të Bashkuara (UNKT).

Ministri Gashi ka siguruar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në monitorimin e zbatimit të kësaj strategjie përmes ekspertëve dhe grupeve punuese si dhe raportimet për UNGASS.