Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi priti një delegacion japonez të JICA

Delegacioni japonez shfaqi interesim të veçantë për cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Kosovë dhe shpërndarjen infrastrukturore shëndetësore dhe profesionale.

Ministri Gashi shprehu besimin se shteti japonez dhe shtetet e tjera që kanë dhënë zotime për ndihmë Kosovës gjatë Konferencës së Donatorëve, do t’i realizojnë ato në partneritet të ngushtë me autoritetet kosovare. Ministri i ka njohur mysafirët nga Japonia edhe me Strategjinë Sektoriale Shëndetësore të Kosovës dhe dokumentet e tjera relevante mbi të cilat zhvillohet sistemi shëndetësor i Kosovës. Në takim u kërkua mbështetje në pajisje, ndihmë për zhvillim të laboratorëve, të servisimit të aparaturës si dhe mbështetje për partneritetin publiko-privat.

Ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë shtetin e Japonisë për ndihmën që i kanë dhënë shtetit të Kosovës dhe shëndetësisë së saj.