Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi priti shefin e UNICEF-it në Kosovë

{slimbox images/stories/Kumtesa/Unicefi.png, images/stories/Kumtesa/TUnicefi.png, UNICEF}

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z.Johanes Wedemig, udhëheqësin e shërbimit shëndetësor për Kosovë në këtë organizatë, Z.Agron Gashi dhe udhëheqësin e sektorit për rini, Z.Dren Rexhaj.

Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit midis MSh-së dhe UNICEF-it në disa fusha të interesit të përbashkët, ndër të tjera edhe për programet e vaksinimit të popullatës.

Në takim është vendosur që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje të ndryshme.