Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi priti sindikalistët e Qendrës Klinike

Ministri, po ashtu, i ka njoftuar sindikalistët edhe me reformën legjislative, të cilën po e zhvillon Ministria e Shëndetësisë dhe në kuadër të kësaj, ai ka theksuar se me ndryshimin e Ligjit për shëndëtësinë e në të cilën do të përfshihet edhe përkujdesja private shëndetësore, me miratimin e Ligjin për shërbyesit civil me të cilin personeli mjekësor do të nxirret nga kategoria e shërbyesve civilë dhe me nxjerrjen e Ligjit për sistemin e pagave dhe atë të partneritetit publiko-privat, për punonjësit shëndetësor, do të krijohen kushte të tjera dhe trajtimi i tyre do të jetë shumë më i mirë.

Sindikalistët kanë shprehur shqetësimet e tyre, ndërkohë që Ministri u ka ofruar atyre dialog dhe bashkëpunim të përhershëm, me qëllim që të gjenden zgjidhjet më të përshtatshme, duke e konsideruar sindikatën pjesë të vendimmarrjes në sistemin shëndetësor të vendit.