Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi priti zëvendësministren e Jashtme të Norvegjisë, Elisabeth Walaas

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, priti sot zëvendësministren e Jashtme të Norvegjisë znj.  Elisabeth Walaas dhe Ambasadorin e Norvegjisë për Kosovë e Shqipëri, z. Johan Kvale.

Në këtë takim, ministri Gashi ka falënderuar zëvendësministren e Jashtme të Norvegjisë për mbështetjen që shteti i Norvegjisë i ka dhënë Kosovës si në konsolidimin e demokracisë, ashtu edhe në fushën e shëndetësisë.

Bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar si pozitiv procesin zgjedhor në Kosovë, ndërkohë që janë angazhuar për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Zëvendësministrja e Jashtme e Norvegjisë, Elisabeth Walaas, një ditë më parë është pritur nga presidenti i shtetit Fatmir Sejdiu, kurse gjatë ditës së sotme, ajo, bashkë me ministrin Gashi dhe  Ambasadorin Kvale,  do të marr pjesë në përurimin e degëve kirurgjike në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, një investim ky i përbashkët i Qeverisë së Norvegjisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.