Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi priti zyrtarë të lartë të Fondit Global

Po ashtu, ministri,  ka njoftuar zyrtarët e Fondit Global edhe për reformat në sistemin shëndetësor  dhe programet e tjera nga fusha e sëmundjeve të ngjitëse, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Z.  Andreas Tamberg ka lavdëruar punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe bëri të ditur se Kosova tash mund të aplikojë në raundin e dhjetë të granteve që Fondi ndan për shtete të ndryshme e që ka të bëjë me fuqizimin e rolit të sistemit shëndetësor pranë Fondit Global, dhe sipas tij, ekzistojnë mundësitë që sikur në dy programet e tjera atë për HIV/AIDS dhe TBC, Kosova të mund të jetë përfitues edhe në raundin e dhjetë.

MInistri Gashi ka thënë se MSH do të jetë e hapur për bashkëpunim me Fondin Global, duke aplikuar më vëmendje edhe sugjerimet që ky mekanizëm bën për ngritjen dhe zhvillimin e programeve me interes për shëndetësinë.