Është biseduar për zhvillimet në shëndetësinë kosovare, reformat në sistem, format e bashkëpunimit me shtetet e rajonit dhe vendet e tjera.
Kosova dëshiron të jetë pjesë e proceseve dhe sukseseve në shëndetësi, ka theksuar ministri Gashi, duke theksuar se me Belgjikën është kultivuar një frymë e mirë e bashkëpunimit, e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në takim është biseduar edhe për ndihmën eventuale që do të mund të ofronte Belgjika për sigurimin e një sasie të vaksinave kundër Gripit të ri A H1N1 për Kosovën.