Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi takoi Ambasadorin e Turqisë, Metin Husrev Unler

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, takoi sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Metin Husrev Unler, me të cilin ka biseduar për intensifikimin  e bashkëpunimit midis dy shteteve, në mënyrë të veçantë në shëndetësi pas ratifikimit të marrëveshjes ndërshtetërore edhe nga Presidenti Sejdiu.

Bashkëpunimi ka të bëjë me trajtimin e pacientëve kosovarë njëjtë në Turqi sikurse shtetasit e këtij vendi,  edukim të vazhduar si në Kosovë ashtu edhe në Turqi dhe mbështetje diplomatike të Turqisë për Kosovën në forumet  ndërkombëtare si dhe anëtarësim të Kosovës në OBSH.