Në këtë takim është biseduar për fushat e interesit të përbashkët midis dy vendeve, në veçanti në fushën e shëndetësisë.
Ministri Gashi e ka falënderuar Ambasadorin Voskamp për ndihmën që shteti holandez i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe shëndetësisë së saj, ndërsa falënderim i veçantë i është bërë për ndihmën që Holanda ka ofruar për Kosovën në sigurimin e terapisë kundër Etheve- Hemorragjike.
Në takim me Ambasadorin është biseduar edhe për mundësitë e sigurimit të një kontigjenti të vaksinave kundër Gripit A H1N1 për Kosovën përmes kontigjentit të vaksinave që Holanda ka porositur për qytetarët e saj.
Ministri Gashi dhe Ambasadori Henk Voskamp janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, në interes të dy shteteve.
Ndërsa në takimin me Ambasadorin e Turqisë, Metin Uenler, i cili në këtë takim shoqërohej edhe me përfaqësues të një Qendre Diagnostike turke e interesuar për investime në Kosovë, është biseduar për format e bashkëpunimit në shëndetësi, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, duke inkurajuar zbatimin e partneritetit publiko-privat dhe format e tjera me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.