Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi takoi Ambasadorin norvegjez Sverre Johan Kvale

Ata janë pajtuar që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe në të ardhmen dhe midis dy shteteve të zhvillohen programe konkrete të bashkëpunimit.

Norvegjia ka ndihmuar me fonde në ndërtimin e Spitalit Regjional të Mitrovicës, që ka nisur vitin e kaluar, bashkë me kompaninë përmes kompanisë së këtij shteti “Norvak”, që ka nisur vitin e kaluar.

 Spitali Rajonal i Mitrovicës do të ketë 200 shtretër, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka investuar aty  547.000 mijë euro në pajisje, liferimi i shumicës prej të cilave ka filluar.

Spitali Rajonal i Mitrovicës në pjesën jugore të qytetit pritet që të përurojë muajin tjetër Traktin operativ me degët kirurgjike, që do të ketë 3.350 metra katror, me 80 shtretër prej të cilëve  50 janë të gatshëm, ndërkohë që këtyre ditëve ka filluar montimi i aparaturës së Tomografisë së Kompjuterizuar (CT), që pritet të përurohet brenda pak ditësh.