Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi , është takuar dje me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Walter Maria Stojan.
Në këtë takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin midis MSH-së dhe Austrisë, ecuritë lidhur me procesin e decentralizimit në Kosovë si dhe investimet e shtetit austriak në shëndetësinë e Kosovës.
Ministri Gashi ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e vazhduar të shtetit austriak për shtetin e Kosovës dhe shëndetësinë e saj.