Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi takoi drejtorët e institucioneve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, takoi sot të gjithë drejtorët e spitaleve publike të  vendit dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe atë të Agjencionit Kosovar për Produkte Mjekësore.

Në këtë takim është diskutuar për të arriturat në këto institucione gjatë këtij viti dhe planin e punës për vitin 2010.

Ministri Gashi ka falënderuar drejtorët për punën e bërë gjatë këtij viti dhe ka kërkuar që në pjesën e mbetur të këtij viti dhe ne vitin që vjen, të ketë edhe më shumë angazhime me qëllim të arritjes së objektivave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë takim ka marrë pjesë i tërë kabineti I ministrit Gashi si dhe Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Haxhi Kamberi .