Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi takoi ekspertë gjermanë të fushës së teknikës ortopedike

Ministri Gashi ka thënë se Kosova mbetet një vend i hapur për investime , të cilat mund të bëhen në kuadër të bashkëpunimit sipas Ligjit të partneritetit publiko-privat, ndërsa ka mirëpritur interesimin e kompanisë gjermane për investime në fushën e teknikës ortopedike.

Përfaqësuesi gjerman Klaus Lotz ka shprehur interesim lidhur me mundësinë e ngritjes së një qendre për pjesët teknike ortopedike në Kosovë, ndërkohë që ministri Gashi u ka sugjeruar atyre që të konsultohen edhe me ekspertët kosovarë të kësaj fushe dhe t’i analizojë së bashku fushat ku mund të bashkëpunohet në projekte të ndryshme.

Faik Fazliu ndërkaq, ka thënë se një qendër për prodhimin e pjesëve të teknikës ortopedike, do të kishte rëndësi të madhe si për invalidët e luftës të UÇK-së, ashtu edhe për invalidët civilë.