Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi takon drejtorët e Spitaleve rajonale

Ministri garantoi përkushtimin dhe gatishmërinë e Ministrisë që përmirësimi i furnizimit me barna të jetë i vazhdueshëm për pacientët kosovarë, do të ketë zhvillime në të gjitha segmentet edhe më tej por kërkoi që puna profesionale e punëtorëve shëndetësor të mos njolloset nga vet ata me deklarata të pamatura publike.

Në takim u përmend përmirësimi i furnizimit me barna, higjienës në hapësirat spitalore, vijimit në punë dhe me rëndësi të veçantë janë finalizimi i projekteve kapitale të cilat duhet të përmbyllen brenda afateve të planifikuara kohore. Për kryerjen e projekteve, u tha në takim, mund të punohet edhe me ndërrimin e dytë apo orar shtesë sepse vonesat janë të palejueshme dhe kundër synimeve dhe angazhimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Gashi kërkoi angazhime shtesë për planifikim të barnave, pajisjeve mjekësore dhe edukim të vazhduar.