Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi takon kirurgët amerikanë

Ministri theksoi përkushtimin aktual të Ministrisë për ngritjen e Kardiokirurgjisë, Kardiologjisë invazive, aftësimin e mëtejshëm të Pediatrisë dhe lëmive tjera duke u mbështetur edhe në dijen, aftësitë që sjellin miqt e Kosovës.

Dr. Kirk Milhoan falënderoi Ministrin për mbështetjen e këtij projekti, për sinqeritetin dhe përkushtimin e Minitrit për të avancuar rezultatet e deritashme në kardiokirugjinë pediatrike.

Kirurgët nga Teksasi kanë operuar gjashtë fëmijë, kanë mbajtur ligjerata me profesionistët e kësaj lëëmie dhe kanë bërë dhjetra kontrolla të fëmijëve nga sëmundjet e lëmit të kardiokirugjisë. Ekipi në përbërje kishte 11 veta ndërsa në përcjellje të vazhdueshme të punës së tyre ishin Dr. Ramush Bejiqi, Dr. Fitim Selimi, Dr. Myrvete Kelmendi etj.