Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, ka pasur sot një drekë pune me Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jozef Hleb.
Në këtë takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Gashi ka falënderuar ambasadorin Hleb për mbështetjen që shteti slloven po i jap shëndetësisë dhe shtetit të Kosovës dhe ka inkurajuar thellimin e këtij bashkëpunimi.