Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi vizitoi spitalet private “Rrezonanca” dhe “Aloka”

Ministri u ka thënë menaxherëve të këtyre spitaleve, se Ministria do ta mbështes zhvillimin e të dy sektorëve pa dallim, ndërsa nga ta ka kërkuar që të zhvillojnë një partneritet dhe konkurrencë të shëndoshë, me qëllim që shëndetësia e vendit të implementojë të arriturat e reja në mjekësinë bashkëkohore.

Ministri ka vlerësuar se shumë shpejt, disa shërbime të cilat aktualisht janë deficitare në vend do të jenë në funksion edhe këtu, ndërsa ka thënë se do të ishte me interes që raste të ndryshme të cilat sot trajtohen jashtë vendit, të trajtohen këtu. Ai e ka theksuar edhe gjatë kësaj vizite se në vend ekziston vetëm një shëndetësi, dhe ajo shëndetësia e Republikës së  Kosovës, ndërsa standardet do të jenë të njëjta për të dy sektorët.

Menaxherët e këtyre spitaleve e kanë vlerësuar lart vizitën e ministrit Gashi duke theksuar se është hera e parë që një ministër i Shëndetësisë viziton dhe inkurajon edhe sistemin privat në Kosovë për t’u zhvilluar dhe për t’iu qasur një konkurrence të drejtë brenda sistemit unik shëndetësor në vend.