Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi vizitoi tri spitale private

Ministri Gashi, në të tri këto vizita i ka inkurajuar punonjësit e këtyre spitaleve private që të zhvillojmë sa më shumë që të jetë e mundur shërbimet shëndetësore që ofrohen, të jetë konkurrent me sistemin publik dhe mbi të gjitha të shfrytëzojnë mundësitë të cilat i ofron Ligji për partneritetin publiko -privat, me qëllim të avancimit të sistemit privat shëndetësor në Kosovë.

Ministri ka theksuar se ekziston vetëm një shëndetësi në Republikën e Kosovës, ndërsa standardet do të jenë të njëjta për të dy sektorët dhe se konkurrenca dhe zhvillimi do të stimulohet njëjtë për të dy sektorët.

Ajo çka ministri Gashi u ka thënë menaxherëve të këtyre tri spitaleve ka qenë se do ta kenë mbështetjen e plotë për avancimin e shërbimeve, gjithnjë brenda kuadrit ligjor në Kosovë, por në të njëjtën kohë, ministri ka tërhequr vërejtjen se nuk do të tolerohet asnjë ushtrim i veprimtarisë së kundërligjshme në sistemin shëndetësor të vendit.

Ministri është ndarë i kënaqur me kushtet që ofrojnë këto spitale , nivelin e avancuar të disa shërbimeve, kurse gjatë vizitës, ka takuar edhe disa pacientë që gjatë asaj kohe ishin duke u mjekuar në këto tri spitale private.