Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi viziton fëmijët e operuar

Ministri përshëndeti dhe falënderoi mjekët nga ShBA-ja, duke qenë mirënjohës për këtë aktivitet human që ardhja e tyre nga Teksasi të kurorëzohet me sukses duke operuar fëmijët me probleme në zemër. Ministri po ashtu shfaqi mirënjohje për angazhimin e shtuar të personelit të Klinikës së Pediatrisë dhe repartit ku u kryen operacionet.

Ministri në bisedë me kardiokirurgët e ShBA deklaroi se Shëndetësia po bëhet dita ditës prioritet nacional dhe se Ministria e Shëndetësisë do të angazhohet maksimalisht që të ngritën shërbimet e reja dhe cilësore në bashkëpunim mes profesionistëve shëndetësor vendor dhe miqtë e Kosovës të cilët në çdo situatë u gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.