Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi viziton nesër shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, do të vizitojë nesër më 14. 09. 2009,  shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite të ministrit Gashi në këtë shkollë do të jetë që mësimdhënësit dhe nxënësit të njoftohen se si duhet të sillen ata në rast të shfaqjes së rasteve të Gripit A H1N1, dyshimeve për këtë grip dhe si të menaxhohen situatat e tilla.

Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi do të përcjell mesazhe edhe për mësimdhënësit dhe nxënësit e tjerë, në kuadër të ngritjes së shkallës së kujdesit dhe vetëdijes për ballafaqim me raste të Gripit A H1N1.