Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi zhvilloi vizitë pune në QKUK

Në arritjen e këtij objektivi, Ministria ka ofruar mbështetjen e Ministrisë duke theksuar në të njëjtën kohë, se është përgjegjësi e ekzekutivit të qendrës që të ndalojë veprimet të cilat nuk I kontribuojnë zhvillimit të qendrës.

Drejtori ekzekutiv Ali Sadriu ndërkaq ka theksuar vështirësitë që i ka gjetur kur e ka marrë mandatin dhe ka theksuar sfidat të cilat e presin QKUK-në gjatë këtij viti.

QKUK ka shpenzuar 96 për qind të buxhetit duke përmirësuar kështu linjat e shfrytëzimit buxhetor.

Në takim është folur edhe për projektet e përbashkëta që MSh e QKUK kanë për këtë vit, në kuadër të ngritjes së cilësisë së shërbimeve në këtë qendër.