Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Rrahmani priti Ministrin Agani dhe Auditorin Gjeneral

Prishtinë, 16. 01.2015

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani priti sot në takim Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani si dhe Ushtruesin e Detyrës së Auditorit Gjeneral Artan Venhari, i shoqëruar nga ish-Auditori gjeneral Lars Lage Olofsson dhe eksperti në kuadër të Zyrës së Auditorit, z. Wayne Bartlett.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Auditorit Gjeneral, sfidat në fushën e prokurimit, në fushën e reformës shëndetësore dhe Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë.

Ministri Rrahmani ka ofruar bashkëpunim të plotë midis MSh-së dhe Zyrës së Auditorit Gjeneral, me qëllim që raportet që nxirren nga ky institucion të jenë një instrument i mirë për përmirësime në fushën e prokurimit publik dhe rritjen e transparencës.

Ish-Auditori Oloffson theksoi  bashkëpunimin e mirë të kësaj zyre edhe me ish-Ministrin Agani , duke  vlerësuar se bashkëpunimi i tillë duhet të vazhdojë me Auditorin e ri të cilin do ta përcaktojë Kuvendi i Kosovës, me qëllim të adresimit të drejtë të sfidave në fusha të caktuara gjatë zhvillimit të reformës shëndetësore.

Nga ana e tyre, Ministrat  Rrahmani e Agani kanë vlerësuar se raportet dhe rekomandimet që jepen nga Auditori, janë mekanizma të  shfrytëzueshëm për përmirësimin e performancës së ministrive.