Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi merr pjese në lansimin e Strategjisë për shkollat promovuese të shëndetit në Kosovë

Si rezultat i aktiviteteve të përbashkëta të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve nesër në Prishtinë lansohet Strategjia për shkollat promovuese të Shëndetit në Kosovë (2009-2018).


Ky dokument strategjik lansohet si rezultat i punës së përbashkët të Komitetit ndërministror të këtyre katër ministrive dhe me përkrahjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lansimi i kësaj strategjie ka për qëllim të informojë opinionin publik për prioritetet dhe politikat zhvillimore qeveritare më fushën e arsimit, shëndetësisë, mjedisit e rinisë, për krijimin e një mjedisi bashkëkohor sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare.

Strategjia paraqet Kornizën themelore përmes së cilës, sektorët e arsimit, shëndetësisë, mjedisit dhe rinisë, individët, organizatat qeveritare e joqeveritare, sektori i biznesit dhe të gjithë të interesuarit, do të zbatojnë programe të veçanta, me qëllim të ngritjes së cilësisë së punës, si të mësimdhënies ashtu edhe të mësimnxënies, në një mjedis shkollor të shëndetshëm e të përshtatshëm, pa dhunë e diskriminim dhe të hapur.

 

Ceremonia e lansimit të Strategjisë mbahet në orën më 28. 10. 2009, në orën 12:00 në Hotel “Victory” në Prishtinë.