Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë,  Nicola Orlando

Ministri i Shëndetësië, z.Armend Zemaj ka pritur sot në takim Ambasadorin italian, Nicola Orlando.

Ministri Zemaj falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për shëndetësinë e Kosovës e sidomos edhe në këtë fazë delikate. Njëherit e njoftoi për angazhimin e të gjitha kapaciteteve të Ministrisë jo vetëm në luftimin e pandemisë, por edhe në ofrimin e shërbime tjera për pacientet.
Ambasadori, Nicola Orlando, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunim me Ministrin Zemaj, në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe me paraardhësin.

Njëherit theksoi menaxhimin e suksesshëm të pandemisë Covid-19 nga institucionet pëkatëse, ku Italia ka dhënë kontributin e saj duke dhurar pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor, duke i ftuar të gjithë në mbajtjen e kujdesit të shtuar, në mënyrë që të menjanohet vala e dytë e infeksioneve.