Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Dr.Rifat Latifi ka pritur sot në takim Ambasadorin e BE-së, z.Tomáš Szunyog

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e posaçëm dhe Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog.

Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në sfidën e pandemisë.
Në këtë drejtim, Ministri Latifi ka falënderuar Bashkimin European për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi dhe poashtu në ballafaqim ne pandeminë.
Ministri Latifi dhe Ambasadori Szunyog janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në interes të ruajtjes së shëndetit publik, në kohën kur COVID-19 mbetet ende sfida më serioze shëndetësore në botë.