Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë inicioi procedurën e shkarkimit të Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, ka iniciuar procedurën e shkarkimit të drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), z. Ali Sadrija.

Një inicim të këtillë, Ministri i Shëndetësisë e ka bërë duke u bazuar në Projekt-Rregulloren nr. 2001/19 neni 1 paragrafi 1. 7 dhe në Statutin e QKUK-së, neni 17, pika 17.1.