Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Latifi priti në takim Majorin Ryan Conley

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi ka takuar sot Shefin e Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Majorin Ryan Conley.
Ministri Latifi ka falenderuar Ambasadën Amerikane e në veçanti Zyrën e Bashkëpunimit për Mbrojtje për gatishmërinë dhe mbështetjen e pakursyer ndaj Republikës së Kosovës gjatë pandemisë Covid-19 dhe për vullnetin e treguar në zhvillimin e projekteve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth Covid-19, procesin e vaksinimit dhe përgjigjien e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.
Ministri Latifi ka siguruar Majorin Conley se mbetet tërësisht i përkushtuar për vazhdimin e projekteve të përbashkëta dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit.
Nga anën tjetër, Majori Conley ka shprehur përkushtimin e zyrës së tij që të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në projektet që kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.