Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Imet Rrahmani fillon detyrën e Ministrit të Shëndetësisë

“Me Ministrin Agani patëm një takim të këndshëm, ku biseduam për të arriturat në shëndetësi sfidat, problemet e hapura dhe do të jemi të përkushtuar që punojmë mirë e mbarë për zgjidhjen e tyre. Në këtë aspekt, presim dhe besoj që do ta kemi edhe përkrahjen e duhur politike me qëllim që kthimit të besimit të qytetarëve të vendit tonë në shëndetësinë kosovare. Sigurisht që duhet të punojmë së pari e pastaj të flasim”, tha Ministri Rrahmani para mediave

Prishtinë, 12.12. 2014

Ministri i Shëndetësisë I Republikës së Kosovës,  Imet Rrahmani mori sot detyrën në krye të këtij dikaster qeveritar nga ish-Ministri I Shëndetësisë,  Ferid Agani.

Në pranim dorëzimin e detyrës, Ministri Rrahmani falënderoi Ish-Ministrin Agani për punët e bërë në udhëheqjen e sektorit shëndetësor, duke shprehur gatishmërinë që të vazhdohet me procesin e reformave, pa anashkaluar edhe sfidat dhe vështirësitë që i ka ky sector.

“Me Ministrin Agani patëm një takim të këndshëm, ku biseduam për të arriturat në shëndetësim sfidat, problemet e hapura dhe do të jemi të përkushtuar që punojmë mirë e mbarë për zgjidhjen e tyre. Në këtë aspekt, presim dhe besoj që do ta kemi edhe përkrahjen e duhur politike me qëllim që kthimit të besimit të qytetarëve të vendit tonë në shëndetësinë kosovare.

Sigurisht që duhet të punojmë së pari e pastaj të flasim”, tha Ministri Rrahmani para mediave.

Ish-Ministri Ferid Agani ndërkaq tha se pasuesin e tij në postin e të parit të shëndetësisë e ka njoftuar me punët e bëra gjatë mandatit të tij, që kanë qenë të orientuara në tre shtylla: në krijimin e legjislacionit të ri dhe fillimit të reformës përmes Ligjit të Shëndetësisë dhe Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore; krijimit të Odave të Profesionistëve Shëndetësor dhe si shtyllë e tretë -krijimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Ai ka folur edhe për sfidat që e kanë shoqëruar atë gjatë udhëheqjes gati katër vjeçare të sektorit shëndetësor, por ka shprehur bindjen se gjatë këtij mandati është shtruar themeli i reformës shëndetësore, të cilën ka shprehur bindje të thellë se do ta vazhdoj Ministri actual.

“Me që të dy të jemi brenda një kabineti të përbashkët qeveritar, konsideroj se sektori shëndetësor duhet të përkrahet edhe nga sektorët e tjerë, me qëllim të zhvillimit të reformave dhe kjo është një punë ekipore”, tha Agani.

Duke kujtuar se viti i ardhshëm është shumë me rëndësi për shëndetësinë kosovare, ish-Ministri Agani tha se do të ishte shumë i lumtur që Ministri aktual brenda një qind ditëshit të parë të startojë me mbledhjen e kontributeve sipas Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore që paraqet edhe bazën e financimit të shëndetësisë.

Ministri Rrahmani ndërkaq, duke iu përgjigjur interesimit të mediave, tha se problemet në shëndetësi janë të disa dekadave, porse është evident fakti që përkundër vështirësive, në sektor ka pasur ngritje graduale të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Ai ka shprehur besimin se me punë të ndershme dhe me përkrahjen politike të Kabinetit qeveritar , sektori gradualisht do të shënoje përmirësimet e nevojshme , përkundër sfidave që nuk janë aspak të lehta.

Ministri Imet Rrahmani vjen nga Komuna e Gjilanit, ku ka qenë këshilltar në Asamblenë Komunale. Ai është specialist i Mjekësisë Emergjente. Para se të emërohej Ministër i Shëndetësisë, ka qenë në detyrën e Kryeshefit të Departamentit të Emergjencave në Spitalin e Gjilanit.