Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ismaili dhe Ambasadori amerikan Greg Delawie bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 13 tetor 2017

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie, i shoqëruar nga shefi i USAID-it në Kosovë, z. James Hope.

Në këtë takim, Ministri Ismaili i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.