Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ismaili: Lufta kundër kancerit kërkon qasje të përbashkët

Ministri Ismaili: Lufta kundër kancerit kërkon qasje të përbashkët

 

Prishtinë, 29 shtator 2017

Kosova duhet të jetë e përgatitur si me barna e pajisje, ashtu edhe me kapacitete njerëzore që të percjell trendet e vendeve të zhvilluara në luftën kundër kancerit. Ky është obligim i yni si politikë-bërës, por edhe i juaji si mjekë.

Kështu tha sot Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili para pjesëmarrësve në Konferencën ndërkombëtare: “Qasja multidisiplinare në sfidat e Karcionomës së Prostatës”, që organizuar nga Task Forca Kosovare për Kontroll të kancerit (KTCC), po mbahet në Prishtinë.

Duke theksuar faktin se kanceri është sot shkaktari i dytë i vdekjeve në botë me 8.8 milionë të vdekur në vitin 2015 dhe ¾ e këtyre rasteve në vendet me zhvillim të mesëm dhe të ulët, një indikator që tregon se të gjithë janë të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje, Ministri Ismaili tha se, përkundër faktit që luftimi i saj është një detyrë shumë e vështirë edhe për profesionistët, përparimet e bërë kudo në botë në luftën kundër kancerit duhet shpërndarë dhe këmbyer përvojat e suksesshme.

Ministri Ismaili tha se MSh do t’i bashkërendis aktivitetet për një planifikim të përbashkët në perpjekjet kundër sëmundjes së kancerit, duke u angazhuar në tre nivele: në parandalimin e kancerit; zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm.

Në këtë aspekt, ai theksoi rëndësinë e reduktimit të shkaktarëve të sëmundjes si duhani, alkooli, ushqimi jo i shëndetshëm; angazhimin për mobilizimin e fondeve për luftimin e kancerit; dizajnimin e programeve adekuate, me theks zbulimin e hershëm, si dhe mbështetjen e institucioneve për luftimin e kancerit, duke njohur edhe faktin që zbulimi i hershëm shpëton shumë jetë.