Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ismaili priti sot sindikalistët e shëndetësisë

Prishtinë, 13 tetor 2017

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili priti sot në takim një delegacion të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), të kryesuar nga kryetari i saj, Blerim Syla.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin midis institucioneve shëndetësore dhe FSSHK-së për sigurimin e kushteve dhe mundësive sa më të mira për profesionistët shëndetësor në punën e tyre si dhe për rritjen e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Ismaili dhe drejtuesit e FSSHK-së kanë vlerësuar se bashkëpunimi është rruga e duhur për adresimin e problemeve që i ka sektori shëndetësor dhe zgjidhjen e tyre me një përkushtim të përbashkët.