Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ismaili takoi Ambasadoren e Turqisë, Kiliq

Ministri Ismaili takoi Ambasadoren e Turqisë, Kiliq

Prishtinë, 21 shtator 2017

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Uran Ismaili priti sot Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliq.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin midis Turqisë e Kosovës në fushën e shëndetësisë.

Ministri Ismaili shprehu falënderimin për përkrahjen që Turqia i ka dhënë sektorit shëndetësor në Kosovë dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

Ministri tha se do ta angazhohet që të zhvillohen edhe më tej projektet e bashkëpunimit në që janë në vijim me qëllim që për qytetarët e vendit të sigurohen shërbime sa më cilësore shëndetësore, duke rritur bashkëpunimin me donatorët, transparencën dhe llogaridhënien.