Ministri Ismaili takoi Ambasadorin e Austrisë
Prishtinë, 28 shtator 2017
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Uran Ismaili priti sot Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandle si dhe, z. Lukas Mandl, president i shoqatës Austriake- Kosovare dhe z. Sami Ukelli Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin midis Austrisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë.
Ministri Ismaili shprehu falënderimin për përkrahjen që Austria i ka dhënë sektorit shëndetësor në Kosovë dhe gatishmërinë e tij për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.
Ministri tha se do ta angazhohet që të zhvillohen edhe më tej projektet që janë në vijim me qëllim që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime sa më cilësore shëndetësore, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin me donatorët,rritur transparencën dhe llogaridhënien.