Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ismaili takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore

Ministri Ismaili takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore

 

Prishtinë, 18 shtator 2017

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës z. Uran Ismaili priti sot në takim përfaqësues të misionit të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtori i BB-Zyra në Kosovë, z. Marco Mantovanneli, me të cilëst bisedoi për reformat në shëndetësi.

 

Në takim u bisedua për progresin në implementimin e Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore si dhe për çështjet me rëndësi që duhet të fokusohen për implementimin e mëtutjeshëm të Projektit.

Në këtë takim, Ministri Ismaili, ka kërkuar mbështetjen e Bankës Botërore krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të barabartë të financimit të shëndetësisë. Ministri theksoi se është i përkushtuar për arritjen e një financimit të qëndrueshëm në shëndetësi, duke ngritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në shëndetësi.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zhvillimit të reformës shëndetësore në interes të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.