Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Latifi bisedon me homologun grek, Z. Athanasios Plevris, për marrëveshje në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, është takuar sot në Athinë me Ministrin e Shëndetësisë së Greqisë, z. Athanasios Plevris.
Kjo është vizita e parë e një Ministri të Shëndetësisë së Kosovës, që takon zyrtarisht Ministrin e Shëndetësisë së Greqisë.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që së shpejti të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në sistemin e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve.
Ministri Latifi në këtë takin shpalosi fushat e bashkëpunimit të ardhshëm me fokus në shtatë objektivat e planit të tij për shëndetësinë siç janë: funksionalizimi i 15 qendrave të ekselencës; trajnimi i profesionistëve shëndetësorë; programet e bursave; shkëmbimi i ekspertizës, etj.
Ministri Dr. Rifat Latifi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka falënderuar Ministrin e Shëndetësisë së Greqisë, z. Athanasios Plevris për mbështetjen e Greqisë për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtarë dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, në këtë takim, Ministri Latifi ka theksuar rëndësinë e njohjes së pavarëisë së Kosovës nga Greqia dhe katër shtetet e tjera anëtare të BE-së.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë i Greqisë, z. Athanasios Plevris, shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe mbështetur sistemin shëndetësor të Kosovës përmes mbështetjes dhe shkëmbimit reciprok të përvojave në shëndetësi.