Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Latifi në vizitë zyrtare në Greqi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi, ka vizituar Spitalin e përgjithshëm të Athinës “Thriasio” të Elefsina dhe Spitalin e sëmundjeve të krahërorit “Sotiria”, ku u takua me Ministren alternative të Shëndetësisë së Greqisë, znj. Mina Gaga dhe Zëvendësministren e Shëndetësisë, znj. Zoe Rapti si dhe me përfaqësuesit e këtyre dy spitaleve.
Gjatë vizitës në spitalet e lartëpërmendura, ministri Latifi tha se shëndetësisë në Kosovë i duhet ndihma e partnerëve ndërkombëtarë për t’u zhvilluar, si ajo e shtetit të Greqisë dhe të tjerëve që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur në çdo aspekt.
Ministri Latifi falënderoj shtetin e Greqisë për mundësinë e bashkëpunimit. Ai e vlerësoi lart përkrahjen e shtetit helen për shkëmbimin e ekspertëve në fusha të ndryshme të shëndetësisë.
Temë më rëndësi të veçantë në këtë takim ishte edhe mundësia e trajnimit të stafit mjekësor të Kosovës në institucionet shëndetësore greke . Në këtë aspekt, ministri Latifi përmendi 22 diciplina mjekësore të subspecializimeve, për tëcilat kërkohet angazhim i madh dhe përkrahje nga miqtë ndërkombtarë.
Për këtë cështje Ministrja alternative dhe zv. ministrja e Shëndetësisë së Greqisë ofruan mbështje.
“Greqia si vend fqinj i Kosovës, i hap dyert për mbështetur dhe bashkëpunuar me ministrin Latifi, për të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë për zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës”, tha Ministrja Alternative, znj. Gaga.
Përfaqësuesit e dy spitaleve, gjithashtu u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me ministrin Latifi për kërkesat e tij me qëllim që ta ndihmojnë zhvillimin e shëndetësisë koosvare.
Nesër, ndërkaq ministri Latifi do të takohet me homologun e tij grek, z. Athanasios Plevris, ku temë diskutimi do të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve në shëndetësi.