Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Latifi priti në takim te ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë, z. Keisuke Yamanaca

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar z. Keisuke Yamanaca, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë, ku biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Duke e parë rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që shteti i Japonisë ka dhënë për Kosovën, ministri Latifi, falënderoj Qeverinë e Japonisë për kontributin, sidomos gjatë pandemisë ku Japonia ka mbëshetur Kosovën me pajisje, aparaturë të nevojshme dhe barna anti Covid-19, jo vetëm QKUK-në, por edhe spitalet rajonale.
Theks të veçntë iu dha vazhdimit të bashkëpunimit në projektet të tjera, që kanë të bëjnë në përmirësimin e infrastrukturës spitalore, fuqizimin e kapciteteve dhe trajnimin e stafit shëndetësor.
Ndërkaq, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, z. Keisuke Yamanaca, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Japonisë që ta mbështes Kosovën edhe më tutje në zhvillimin e sistemit shëndetësor.