Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Latifi takohet në Vjenë me homologun Rauch, bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Situata me Covid-19, bashkëpunimi në mes të ty Qeverive, respektivisht Ministrive të Shëndetësisë, Universiteteve dhe klinikave të dy shteteve, kanë qenë temë diskutimi në takimin bilateral të Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi dhe Ministrit të Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve të Republikës së Austrisë, z. Johsnnes Rauch.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ambasasori i Republikës së Kosovës në Austri dhe këshilltarja e jashtme e ministrit Latifi, prof. dr Lumnije Kqiku.

Në këtë takim, ministri Latifi shpalosi të dhënat rreth situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë, duke theksuar rritjen e rasteve dhe menaxhimin klinik të rasteve.

Ministri Latifi kërkoi nga homologu i tij austriak z. Rauch bashkëpunim dhe përkrahje për të përmirësuar sistemin shëndetësor të Kosovës.

Po ashtu, ministri Latifi, theks të veçantë i dha edhe bashkëpunimit në apektin e trajnimit të stafit mjekësor të Kosovës, si të mjekëve, infermierëve dhe teknikëve mjekësor si dhe shkëmbimit të ekspertëve shëndetësor, gjithashtu edhe në fushën e hulumtimeve shkencore.

“Kosova e ka popullsinë shumë të re në moshë, ndërsa mundësia e bashkëpunimit për trajime të stafit shëndetësor dhe hulumtime shkencore është i domosdoshëm, pasi që të rinjtë tanë kanë nevojë për mbështetje të tillë profesionale”, tha ministri Latifi.

Me që, Austria është vend mik i Kosovës, ministri Latifi shprehu besimin se bashkëpunimi dhe mbështetja e shtetit të Austrisë nuk do të mungojë.

Ministri Latifi bisedoi me homologun e tij austriak edhe për shtatë shtyllat dhe për 14 Qendrat e Ekselencës, me të cilat synohet transformimi i shëndetësisë në Kosovë.

Ministri austriak i Shëndetësisë, z. Rauch falënderoi ministrin Latifi për vizitën, duke i premtuar se do të bashkëopnojnë ngushtë për kërkesat që sistemi i shëndetësisë i ka në Kosovë. Ai tha se shkëmbimi i stafit mjekësor të Kosovës është i mirëseardhu, pikërisht në ato programe ku ka më së shumti nevojë.