Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Latifi takoi përfaqësuesit e specializantëve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, priti sot në takim përfaqësuesit e specializantëve, Dr. Arjanit
Zajmi – Specializant i Neurologjisë, Dr. Nol Smajli – Specializant i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Dr. Dijon
Musliu – Specializant i Ortopedisë, dhe Dr. Uran Halimi – Specializant i Stomatologjisë.

Në këtë takim Ministri u njoftua me kërkesat e tyre si dhe për vështirësitë që ata i konsiderojnë si
pengesa për një edukim specialistik të mirëfilltë.

Ministri Latifi me këtë u zotua se do të angazhohet fuqishëm për trajtimin shumë të shpejtë të këtyre
kërkesave, gjithmonë duke e pasur parasysh se njëra ndër objektivat kryesore të tij do është planifikimi
dhe përgatitja më adekuate profesionale e gjenerateve të mjekëve të ri, në mënyrë që sistemi
shëndetësor i Kosovës të ngritet në standartet e duhura profesionale dhe akademike.
Duke i falënderuar përfaqësuesit e specializantëve për këtë takim, Ministri Latifi potencoi se do të
bashkëpunojë afërsisht me specializantët për t’i përmirësuar kushtet e tyre të punës të tanishme si dhe
për planet afatgjata të edukimit specialistik.