Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Latifi viziton Spitalin për Trajnim dhe Hulumtim, Dr. Lütfi Kırdar në Stamboll

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar me zv. ministren, Dr. Dafina Gexha- Bunjaku, sot  kanë vizituar Spitalin për Trajnim dhe Hulumtim, “Dr. Lütfi Kırdar”, në Kartal të Stambollit,

Në këtë takim, ministri Latifi dhe drejtori gjeneral i këtij spitali, Prof. Dr. Recep Demirhan, biseduan rreth sistemit shëndetësor.

Me këtë rast, ministri Latifi, tha se institucioni që ai drejton, është i gatshëm për bashkëpunim, sidomos në fushën e shkencës, të trajnimit të stafit shëndetësor, dhe ndarjes së eksperiencave mes dy shteteve, meqë Turqia ka përvojë të madhe sa i përket fushës në shëndetësi.

Po ashtu, me theks të veçante në këtë takim  u diskutua edhe mundësia e hapjes së një Qendre Shëndetësore për trajtimin e Djegieve me kapacitet prej 25 shtretërve, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me staf shëndetësor të Kosovës të trajnuar nga spitali ” Dr. Lütfi Kırdar”, spital ky që merret në fushën e Trajnimit dhe Hulumtimit.

Për ofrimin e këtij bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, ministri Dr. Latifi, falënderoj mikpritësit në fjalë dhe theksoj se kjo përvojë e marrë në fushën e shëndetësisë do të përmirësoj dhe ndikoj në avancimin e  sistemit shëndetësor të Kosovës.

Ndërkaq, drejtori gjeneral i këtij spitali, Prof. Dr. Recep Demirhan, tha se janë të gatshëm për bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, në të gjitha fushat e shëndetësisë, si dhe për mundësinë e hapjes së një Qendre Shëndetësore për trajtimin e Djegieve, në kuadër të QKUK-së.