Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Latifi zhvilloi takime me Ambasadorin e Turqisë dhe Zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi ka pritur sot në takime të ndara Ambasadorin e Turqisë, z. Çağrı Sakar dhe Zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Jacob Weber.

 Situata epidemiologjike lidhur me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve ka qenë temë e takimit midis ministrit Latifi dhe Ambasadorit Sakar. Në takim është theksuar rëndësia e zbatimit të masave dhe bashkëpunimit midis institucioneve dhe qytetarëve për respektimin e tyre me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të situatës.

Në takimin me Zëvendës-Ambasadorin Britanik Jacob Ëebber është biseduar për masat kundër COVID-19 në Kosovë, procesin e vaksinimit dhe situatën epidemiologjike në përgjithësi, përfshirë edhe rreziqet nga variantin Omicron (i SARS COV-2), i regjistruar në disa vende të botës. Po ashtu, ministri Latifi dhe zëvendës-ambasadori britanik kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.