Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani bisedoi me z. Erhard Busek dhe Ambasadorin e Austrisë, Pfandler, për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 9 mars 2016

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot pasdite në takim z. Erhrad Busek,  ish-zëvendëskancerlar i Austrisë dhe ish-koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis Austrisë dhe Kosovës.

Në këtë takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe dekanja e Fakultetit të Mjekësisë të Univesitetit të Prishtinës, dr. Syzana Manxhuka-Kërliu është biseduar për fusha të veçanta të bashkëpunimit, para së gjithash për mundësinë e realizimit të programeve specifike të specializimeve për mjekët kosovarë në Austri, shëndetin e nënës dhe fëmijës, etj.

Në takim, Ministri Rrahmani ka njoftuar z. Busek dhe Ambasadorin Pfandler  edhe për përgatitjet që po bëhen për fillimin e mbledhjes së kontributeve për sigurimet shëndetësore dhe projektet e tjera në shëndetësi.