Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani bisedon me përfaqësues austriakë për projektet në shëndetësi

 

Prishtinë, 13. 02. 2015

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim përfaqësues të kompanisë austriake “Ostap”, të kryesuar nga drejtori menaxhues Christoph Gierlinger , zyrtari M. Moskaljov si dhe përfaqësuesja e saj për Kosovë znj. Alltene Krasniqi.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani dhe përfaqësuesit e kësaj kompanie që do të merret me implementimin e kredisë austriake prej 4.6 milionë eurove për shëndetësinë kosovare, kanë biseduar për nevojat e sistemit shëndetësor dhe prioritetet në investime.

Ministri Rrahmani e ka njohur delegacionin e kompanisë austriake me prioritetet në të cilat hyjnë edhe investimet në komuna për shëndetësi dhe angazhimet aktuale të Ministrisë së Shëndetësisë në zhvillimin e sektorit shëndetësor.

Pas këtij takimi, palët janë pajtuar të ketë takime të tjera në të cilat do të zbërthehen projektet dhe afatet e realizimit të tyre, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera.