Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani bisedon me përfaqësuesit e Kuvendit të Rinjve të Kosovës për edukimin dhe promovimin shëndetësor

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ka nderuar me mirënjohje Ministrin Rrahmani për përkrahjen e dhënë në realizimin e projektit: “Java e Sensibilizimit Shëndetësor”

Prishtinë, 5 maj 2016

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim përfaqësuesit e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, me të cilët bisedoi për projekte të bashkëpunimit në shëndetësi në fushën e edukimit dhe promovimit shëndetësor.

Ministri Rrahmani i ka njoftuar të rinjtë me procese të ndryshme të cilat është duke i zhvilluar Ministria e Shëndetësisë në procesin e reformave shëndetësore.

Në takim është biseduar, gjithashtu, për bashkëpunimin e deritanishëm të Ministrisë me Kuvendin e të Rinjve të Kosovës dhe një rëndësi e veçantë i është kushtuar aktiviteteve që lidhen me sensibilizimin, promovimin dhe zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ka nderuar me mirënjohje Ministrin Rrahmani për përkrahjen e dhënë në realizimin e projektit: “Java e Sensibilizimit Shëndetësor”.