Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani bisedon me shefin e UNDP-së z. Russell

Prishtinë, 12 janar 2016

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot në takim shefin e UNDPsë në Kosovë, z. Andrew Russell.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin midis MSh-së dhe agjensioneve të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë, në funksion të zhvillimit të projekteve të përbashkëta në përkrahje të ndryshimeve pozitive në shëndetësi në frymën e reformës shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka njoftuar z. Rusell edhe me prioritetet e punës së tij që lidhen me zbatimin e ligjeve në shëndetësi, kthimin e besimit të qytetarëve në  sistemin shëndetësor, respektimin e dinjitetit të profesionit të mjekut, forcimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e reformës shëndetësore, me fokus të veçantë në shëndetin e nënës dhe fëmijës, sëmundjet malinje dhe sëmundjet vaskulare.

Ministri Rrahmani ndër të tjera tha se “MSh-ja është duke e zhvilluar projektin për rritjen e shërbimeve në kujdesin primar, i cili shërbim do të rriste edhe vetëdijen e qytetarit për ruajtjen e shëndetit të tyre.

Z. Rusell nga ana e tij e ka njoftuar Ministrin me projektet e filluara midis UNDP-së dhe Ministrisë për  të cilat tha se UNDP është e interesuar të vazhdohen, për çka shprehu gatishmëri edhe Ministri Rrahmani, duke shtuar nevojën për mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit me projekte të përbashkëta.