Prishtinë, 10 shkurt 2015
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot Kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), dr. Blerim Syla, në kuadër të takimeve për gjetjen e bashkëpunimit në përmirësimin e nevojave të profesionistëve shëndetësor, me ç’rast është krijuar edhe grupi punues për Kontratën Kolektive në specifikat shëndetësore.
Sot ishte takimi i parë i këtij grupi me Ministrin Rrahmani, i cili grup do të punojë në fillimin e dialogut social, në mënyrë që të identifikoj pikat të cilat mund të aplikohen dhe në mënyrë graduale të plotësohen nevojat që kanë profesionistët shëndetësor, në përputhje me mundësit buxhetore të MSh-së.
Si rezultat i këtyre hapave bashkëpunues, FSShK ka pezulluar protestat e paralajmëruara në një afat të pacaktuar.